Aksident në “Lezhë-Milot”, drejtuesi i motorit përfundon në spital

0

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot.

Mësohet se një motor, i cili ka qenë duke dalë nga një rrugë dytësore për në autostradë, është përplasur nga një makinë.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për në spitalin e Lezhës.

Në motor ndodheshin dy persona, të cilët kanë marrë disa fraktura në trup si pasojë e goditjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu