Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë pasdite në lagjen Gurra në Lezhë ku janë përplasur me njëra tjetrën 4 automjete.
Dy persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, dhe një nga makinat dyshohet se është përplasur dhe me një pemë e cila është shkulur.