Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

0

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Lin–Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit, duke përfunduar më pas në korsinë e biçikletave.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe pas aksidentit është transportuar në spital për kontrolle mjekësore, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pa dëmtime të dukshme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit. Nga përplasja janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.