Aksident në Lungomare/ Automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha. I plagosuri në gjendje të rëndë

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare.

Një makinë e llojit Renault Clio e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar aksidenton një tjetër të moshuar tek vijat e bardha.

Ky i fundit plagoset rëndë.

I demtuari ne aksident është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës.

Do të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.