Aksident në Lushnje/ Motoristi përplas për vdekje 49-vjeçarin, vetë përfundon në gjendje të rëndë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes, ku një 49-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se një motor ka përplasur burrin, i cili ishte duke kaluar rrugën në zonën e njohur si “Rotondo e Plugut”. 49-vjeçari ka marrë plagë të renda, që i kanë shkaktuar vdekjen direkt në vendngjarje.

Po ashtu, edhe drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Lushnjë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e sotme, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin Gramoz Dumani, 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu