Tre automjete janë përfshirë në aksident në rrugën hyrëse te qytetit te Lushnjës.
Nuk ka asnjë të plagosur por demet materiale janë te shumta. Sipas policisë shkak i këtij aksidenti është bërë parakalimi i gabuar.
Mjeti tip “Fiat” është përplasur përballë me mjetin tip “Seat” dhe “Golf” ne përpjekje për parakalim. Drejtuesi i mjetit nuk ka llogaritur sakte distancën gjate parakalimit duke shkaktuar përplasjen.
Tre drejtuesve te mjeteve te përfshira ne aksident po merren ne pyetje nga policia për të zbardhur shkaqet e tij.