MAMINAS– Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit. Mësohet se një mjet është përmbysur në një kanal pranë autostradës.
Ngjarja ka ndodhur vetëm një kilometër larg qytezës së Vorës. Nuk dihet nëse ka persona të plagosur.