Aksident në Mamurras/ Makina përplaset me çiklomotorin, lëndohet një 34-vjeçar

0

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte pranë Mamurrasit dhe si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i një çiklomotori.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të “Rrugës së Adriatikut”.

Një makinë është përplasur me çiklomotorin e drejtuar nga një 34 vjeçar, ndërsa mjeti ka përfunduar në kanal.

34-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për ndihme mjekësore në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu