Aksident në Mengël / Mjeti përplas për vdekje këmbësorin!

0

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin nacional Elbasan- Librazhd, konkretisht në fshatin Mengël. Mësohet se një 34-vjeçar teksa ka qënë duke lëviz në këtë aks ka goditur për vdekje këmbësorin Osman Bardhi ,79-vjeç. I moshuari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor.

79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu