Një aksident ka ndodhur në lagjen “nr. 3” në Sarandë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një 50-vjeçare.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin L. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër ka aksidentuar këmbësoren me iniciale A. Ç., banuese në Sarandë.
50 vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën.
Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për veprime të mëtejshme hetimore dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.