POGRADEC- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Pogradec-Lin. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina dhe tre persona kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e mjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R. Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.