Aksident në Pogradec, përplasen makinat! 3 persona të lënduar

0

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Pogradecit të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.

Një aksident është shënuar pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Makina tip “Benz” drejtohej nga shtetasi i identifikuar me inicialet V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni është përplasur me një mjet tip “GOLF” që drejtohej nga shtetasi i identifikuar me inicialet D.S 22 vjeç

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Pogradecit të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:50, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni, me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.