Një aksident ka ndodhur në aksin Pukë- Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Luf, ku si pasojë e akisdentit një burrë dhe një grua janë plagosur.
Mjetet e përplasura janë një Volkswagen Touran me një Toyota Yaris, ndërsa të lënduarit ishin pasagjerë të makinës “Toyota Yaris”.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar përkohësisht segmenti Pukë- Shkodër derisa policia të kryejë veprimet hetimore.