Aksident në Qafë-Gjashtë, “Benzi” përplaset me “Opelin”, plagoset 42-vjeçarja (Emri)

0

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Qafë-Gjashtë. Si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Mercedes-Benz” me një automjet “Opel”, janë shkaktuar deme te shumta materiale në dy mjetet dhe ka mbetur e plagosur Yllka Pashako, 42-vjeç nga Delvina e cila pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ajo udhëtonte bashkë me burrin dhe fëmijën me automjetin “Opel”. Mendohet se shkak i aksidentit te jete nje frenim i gabuar i nje mjeti të tretë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu