Aksident në qendër të Peshkopisë, ‘Benz’ përplas dy mjete, plagoset shoferi dhe pasagjerja

0

PESHKOPI- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit të Peshkopisë. Mjeti tip “Mercedes Benz” me targa “AB 057 ES” në pronësi të Ronaldo Rexhës ka humbur kontrollin dhe ka goditur 2 mjete të parkuara në krah të rrugës. Shkak është bërë shpejtësia shumë e lartë e benzit.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Benz dhe një pasagjere edhe kjo në benz. Të plagosurit po marin ndihmën e shpejtë pranë spitalit Rajonal Dibër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu