Nurie Vejzi, 37-vjeçare, është arrestuar pasi ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur, në rrugën e Rinasit është përplasur me një tjetër automjet.
Për pasojë janë dëmtuar shoferi dhe 5 pasagjerët në makinën tjetër.
Mes të lënduarve janë edhe tre fëmijë të mitur.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
“N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-thuhet në njoftimin e policisë.