Një person ka mbetur i lënduar në një aksident rrugor të ndodhur ne rrugën Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo.
I plagosuri po udhëtonte me motoçiklete.
Ende nuk dihet nëse është përplasur nga ndonjë automjet apo ka humbur kontrollin dhe rrezikuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.