Aksident në rrugën Shkodër-Lezhë, makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

0

13:45 në rrugën Shkodër-Lezhë. Një 61-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit e është përplasur me një kamion.

Për pasojë janë mbetur të plagosur 61-vjeçari Z.C. dhe pasagjeri që ishte me të në makinë 80-vjeçari Gj.C. Sipas informacioneve këta persona janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:45, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi Z. C., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me  kamionin me drejtues shtetasin M. M., 48 vjeç.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Gj. C., 80 vjeç, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën”,-thuhet në njoftimin e ardhur nga policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu