Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Tiranë-Durrës.
Mësohet se në aksident, janë përfshirë 5 automjete.
Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur përveç dëmeve materiale.
Si pasojë e aksidentit, në aksin rrugor është krijuar një trafik i rënduar i automjeteve.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.