Aksident në seri, humb jetën 46-vjeçari, dy të lënduar e dy në pranga

0

Një aksident automobilisitk ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Derven, pranë Fushë Krujës. Në aksident janë përfshirë tre mjetë, ndërsa për pasojë ka humbur jetën një nga drejtuesit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Toyota” me iniciale D. S., është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues A. S., 46 vjeç, banues në Pukë.

Po ashtu, ai është përplasur edhe me mjetin tip “Audi”, që drejtohej nga B. M. Ky i fundit, sipas policisë ishte në gjendje të dehur. Nga përplasja, humbi jetën shoferi i mjetit tip “Ford”, 46 vjeçari A. S., dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Ndërkohë në pranga është vënë shoferi i “Toyota-s” dhe 25-vjeçari që drejtonte Audi-n në gjendje të dehur.

NJOFTIMI

Krujë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”, A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu