Aksident në seri në aksin Elbasan-Librazhd. Plagosen tre persona

0

Një aksident në seri ka ndodhur në rrugën Elbasan-Librazhd me bilanc plagosjen e tre shtetasve.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Mengël.

Fillimisht janë përplasur dy mjete, por më pas në aksident është përfshirë edhe një i tretë.

Tre shtetasit e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes janë krijuar radhë të gjata me automjete në të dy kahet e rrugës.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila normalizoi trafikun dhe kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu