SHKODËR- Një aksident rrugor me pasojë lëndimin e një 64-vjeçari ka ndodhur në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”.
Dy motomjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa i lënduar ka mbetur njëri prej drejtuesve.
Policia thekson se i lënduari është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.