Aksident në Shkozet/ Katër makina përplasen me njëra-tjetrën, shoferët konfliktohen pas përplasjes

0

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës.

Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta.

Gjithashtu dyshohet se pas aksidentit, shoferët janë përfshirë edhe në një konflikt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Megjithatë deri më tani nuk raportohet për të lënduar.