Aksident në Tiranë/ 55-vjeçari përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë (EMRI)

0

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në rreth rrotullimin e Shkozës në Tiranë.

55-vjeçari, Gëzim Marashi, ka përplasur me makinë shtetasin Vlash Sokoli, 76 vjeç.

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën, teksa është përplasur nga automjeti i drejtuar nga Marashi.

“Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu