Aksident në Tiranë-Durrës, 4 automjete përplasen me njëra-tjetrën, s’ka të lënduar

0

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40 në autostradën Tiranë-Durrës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 4 automjete, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punonjë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për të mësuar dhe shkakun e aksidentit.

Ndërsa e gjithë rruga është bllokuar për disa minuta deri në pastrimin nga mjetet e aksidentuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu