Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio”. Shoferja niset drejt spitalit

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqytet ku një automjet është përplasur me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio”.

Burime për mediat bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45 ku makina është përplasur me pjesën e pasme të urbanit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetases nga makina si dhe transportimin e saj drejt spitalit. Deri më tani nuk dihet identiteti i saj dhe as gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu