Aksident në Tiranë, përplasen disa makina pranë “Kopshtit Botanik”, bllokohet qarkullimi

0

 

TIRANË- Në kryeqytet, mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën pranë “Kopshtit Botanik” janë përplasur me njëra tjetrën pesë automjete.

Si pasojë e përplasjes, në autostradë është krijuar një autokolonë e gjatë automjetesh, të cilat presin për të lëvizur.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu