Aksident në Tiranë, plagoset gruaja e paidentifikuar, niset me URGJENCË në spital

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i autoriteteve se një automjet ka përplasur një kalimtare grua në bulevardin Zhan D’Ark.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu