Aksident në Tunelin e Llogarasë, përplasen tre automjete, nuk ka të lënduar

0

VLORË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Tunelin e Llogarasë”. Në këtë aksident bëhet me dije se janë përplasur tre makina. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Audi”, një “Volvo” dhe një “Mitsubishi”. Pas ngjarje policia ka ndërhyrë për të hapur qarkullumin e mjeteve.

“Vlorë/Informacion paraprak. Sot, më datë 28.07.2025, rreth orës 15:45, në “Tunelin e Llogarasë”, ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, vetëm me dëme materiale.

Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht,” thuhet në njoftimin e policisë.