Aksident në tunelin e Murrizit/ Përmbyset furgoni i transportit publik, plagosen katër persona

0

Një furgon i transportit publik i cili po udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës është përmbysur në hyrje të tunelit të Murrizit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të kësaj të marte teksa furgoni me pasagjer ka qenë duke hyrë në byppasin e Murrizit, kur ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në hyrje të tunelit.

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident ku kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit.

Mjekja e urgjencës pranë kësaj qendre shëndetësore, Denada Çupa tha se një nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë pasi ka pësuar fraktura në brinjë dhe në shpatull.

Pacientja e moshës 52 vjeçe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë transportuar më pas për ekzaminime më të hollësishme pasi gjendja paraprake e tyre është e mirë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë në deklarimet e para, mësohet se drejtuesi i mjetit furgon është shprehur se ka shmangur përplasjen me një tjetër mjet që vinte në anën e kundërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu