Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në urën e Tapizës në Krujë. Mësohet se një kamion ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurat anësore.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, ndërkohë që përplasja e kamionit janë krijuar radhë të gjata makinash. Nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar dhe nga fotoja e mëposhtme shihet se nga aksidenti, bordura anësore është shtrëmbëruar.





