Aksident në Vlorë, makina përplas motorin, plagoset një person, shoqërohet në polici shoferja e automjetit

0

Një aksident ka ndodhur në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku një makinë është përplasur me një motor. Për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit i cili është dërguar në spital.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e makinës.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. M, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e automjetit shtetasja K. B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu