Një aksident më pasojë dy të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Vlorë-Zvërnec.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues një shtetas 17 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.