Aksident/ Përplasen dy makina, tre persona të plagosur

0

VORË- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë, pranë vendit të quajtur Ura Gjole.

Në aksident janë përfshirë dy automjetet të cilat janë përplasur me njëra-tjetra.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Mësohet se njëri prej të plagosurve është dërguar në Spitalin e Traumës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu