Asambleja i hapi rrugë anëtarësimit në KiE, Kurti: Një ditë e madhe për Kosovën!

0

KOSOVË- Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në lidhje më këtë hap të rendësishëm ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti shkruan se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

“Një ditë e madhe për Kosovën, vota në favor të aplikimit tonë për t’u bashkuar me Këshillin e Evropës. Ky është një miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke e sjellë Republikën e Kosovës një hap më afër anëtarësimit të plotë”, ka thënë Kurti.

Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu