Aksident/ Përplasen dy mjete, dy të lënduar. Emrat

0

 

Dy makina janë përplasur rëndë orët e para të së shtunës në Berat. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02.30 përpara shkollës “22 Tetori”.

Si pasojë e përplasjes, mjetet janë shkatërruar ndërsa drejtuesit e tyre kanë marrë lëndime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident u përfshi një mjet Mercedez Benz me targa AA 950 PE që drejtohej nga Damian Xhaferi,35 vjeç dhe automjeti Wolswagen me targa AA 926 OM që drejtohej nga Marjus Deliu,25 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu