Llogara, një makine i zihet pritë dhe qëllohet me armë

0

Vlorë- Detaje të rënda janë zbardhur nga sherri i ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, ku u përfshinë disa persona. Në këtë sherr raportohet se janë përdorur edhe armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerëve.

ABC mëson se një nga personat e përfshirë në sherr teksa lëvizte me një makinë tip “smart” me targa AA 696 YF i ka zënë pritë makinës tjetër dhe ka qëlluar me armë zjarri.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur asnjë person të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu