Aksident/ Përplaset një furgon me një makinë, ja si paraqitet gjëndja shoferëve

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë. Mësohet se në vendin e quajtur “Pishat”, dy mjete janë përfshirë në aksident.

Sipas raportimeve, një furgon pasagjerësh dhe një makinë tip fuoristradë janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu