Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Unazën e Madhe, pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.
Sipas burimeve një makinë është përmbysur në rrugë, ndërsa një efektiv policie ka mbetur i lënduar nga aksidenti.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe se cili është shkaku i aksidentit.
Ndërkohë kanë mbërritur 2 auto-ambulanca dhe efektivët e Rrugores po orientojnë trafikun.