Aksident rrugor/ Momenti kur të plagosurit janë shtrirë rëndë në rrugë, qytetarët u japin ndihmën e parë

0

 

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e quajtur “Astiri”, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.Në vendngjarje, pas disa minutash, për shkak të trafikut të rënduar që ka në këtë zonë, kanë mbërritur tre ambulanca.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e quajtur “Astiri”, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Dy të plagosurit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, kanë qëndruar të shtrirë për disa minuta në tokë, ku ndihmën e parë ua kanë dhënë qytetarët.

Siç shihet në videon që Report Tv disponon, dhjetëra qytetarë janë mbledhur rreth të plagosurve për t’u dhënë ndihmë, edhe pse shihet që gjendja e tyre është e rëndë. Në vendngjarje, pas disa minutash, për shkak të trafikut të rënduar që ka në këtë zonë, kanë mbërritur tre ambulanca.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe identiteti i personave të plagosur. Ajo që dihet është se në këtë aksident është përfshirë një motor, teksa pritet më shumë informacione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu