Një kalimtare është plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit.
Drejtuesi i makinës është larguar me shpejtësi pas aksidentit duke mos i ardhur në ndihmë kalimtares që përplasi. E plagosura është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Policia e ka identifikuar dhe po punon për arrestimin e shoferit.