Aksident te 9-katëshet në Tiranë, lëndohen 2 persona që po lëviznin me motor

0

Një aksident ka ndodhur te zona e 9-katësheve në Tiranë.

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasi motori me të cilin po lëviznin ata u përplas.

Në vendngjarje ka mbërritur shpejt autoambulanca dhe i ka ardhur në ndihmë të lënduarve.

Nga ekzaminimet e para dy personat që janë përfshirë në aksident kanë vetëm lëndime dhe jo në rrezik për jetën.

Policia është në vendngjarje dhe po shqyrton rrethanat e aksidentit.