Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme sapo kalon vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë, në hyrje të autostradës.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet transporti i kompanisë “Kastrati”, i tipit “Boti”, është përplasur me një automjet që ndodhej përpara. Rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Ndërkohë, dëmet materiale janë të konsiderueshme, dhe në rrugë janë shpërndarë copëza plastikee pjesë të karrocerisë së automjeteve të përfshira në aksident, çka tregon për fuqinë e përplasjes./Infoweb Media





