Aksident tragjik afër tunelit të Krrabës/ 2 vajza të vdekura dhe 2 të plagosura. Ja njoftimi zyrtar i policisë

0

Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës për dy vajzave dhe plagosjen e dy të tjerave  ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në rrugën Elbasan-Tiranë, në afërsi të tunelit të Kërrabës.

Gjithçka ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një mjeti tip Benz me një mjet tip “Volkswagen”.

Sipas policisë, ka qenë mjeti tip “Benz” ai që ka goditur automjetin e dytë ku ndodheshin katër vajza. Si pasojë e përplasjes së fortë ato kanë mbetur të bllokuara brenda makinës.

Pasi janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e forcave zjarrfikëse, ato janë dërguar në spital. Dy prej tyre nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të rënda.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata për automjetet ndërkohë që policia u ka dhënë ndihmën e para vajzave dhe ka normalizuar trafikun.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar  edhe grupi hetimor  që ka administruar provat dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.


Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu