Aksident tragjik/ Automjeti përplaset me një ndërtesë, ndërron jetë një grua dhe një tjetër plagoset rëndë

0

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia e cila shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër) ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Të dhënat e para raportojnë se në makinë gjendeshin dy gra dhe  aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit dhe mjeti është përplasur me një ndërtesë, ku si pasojë njëra prej tyre ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu