Po ndërtonin Beach-barin në bregdet, arrestohet pronari i një lokali dhe dy punëtorë

0

Në Velipojë një pronar lokali dhe 2 punëtorë janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës  pasi ishin duke ndërtuar një Beach-bar në bregdet.

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar Artan Kodrën, 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, u prangosën punëtorët Aleksander Simoni dhe Xhovalin Sukaxhia, të akuzuar për dhënie të ndihmës për ndërtim të paligjshëm.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri, lokal, në pronësi të shtetasit Kodrës pa lejet përkatëse të organeve kompetente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu