Aksident tragjik/ Makina me targa shqiptare del nga rruga, humbin jetën 2 persona dhe plagosen dy të tjerë

0

 

Një aksident i rëndë është regjistruar në Ponoshec të Gjakovës. Sipas njoftimit të policisë kosovare, nga aksidenti automobilistik kanë humbur jetën 2 persona, teksa dy të tjerë kanë marrë lëndime në trup.

Një nga automjetet të përfshira me aksident me targë shqiptare. “Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij”

“Në vend ngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore,” thuhet në njoftimin e policisë.

Nga të dhënat paraprake nuk ka informacion për personat që kanë humbur jetën dhe se në cilin mjet po udhëtonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu