Aksident tragjik me 15 të vdekur e 33 të plagosur, shumica studentë

0

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në një autostradë në Malajzi, ku një autobus që transportonte studentë është përplasur me një furgon pasagjerësh.

Njësitë e ndihmës së shpejtë kanë ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar të dëmtuarit.

“Sipas dëshmive nga vendngjarja, autobusi është rrokullisur, ndërsa furgoni ka përfunduar në një humnerë. Disa persona arritën të dilnin vetë, disa të tjerë u hodhën jashtë nga përplasja, ndërsa disa mbetën të ngujuar brenda mjetit”, thanë pjesëtarë të ekipeve të emergjencës.