Aksident tragjik në Dropull! Ndërron jetë 58-vjeçari, po drejtonte zetorin teksa…

0

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht, mbrëmjen e djeshme në Dropull.

Mësohet se viktima ka pësuar arrest kardiak, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin zetor. Si pasojë e kësaj, ai ka dalë nga rruga dhe është përmbysur dhe ka marrë plagë të rënda, që i kanë shkaktuar dhe vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Dropull

Më datë 17.10.2024, rreth orës 21:00, në fshatin Sopik, shtetasi K. G., 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi K. G. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu