Aksident TRAGJIK në Greqi, 21-vjeçari shqiptar humb jetën

0

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në rajonin e Pellës, Greqi.

Mediat lokale greke shkruajnë se automjeti që drejtohej nga i riu ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, 21-vjeçari me origjinë shqiptare nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa çështja po ndiqet nga policia e Almopisë.